Mesfushori i Spanjës, Pedri shkëlqeu ndaj Irlandës së Veriut, duke shënuar 2 gola. Pedri u shpreh i lumtur në intervistën e dhënë së fundmi, ku vlerësoi në maksimum edhe trajnerin de la Fuente.
“Jam shumë i lumtur. Trajneri na kërkoi të provonim të gjuanim nga jashtë zonës. Kam një raport shumë të mirë me De la Fuenten, një marrëdhënie që ka nisur nga Olimpiada dhe Spanja U21. Ai më ka dhënë shumë besim që prej ditës së parë. I jam shumë mirënjohës, sepse besimi i trajnerit të jep forcë për t’u bërë edhe më i fortë”.