Pas largimeve të shumta, Dinamo duhet të afrojë një numër të konsiderueshëm lojtarësh në merkaton e verës.
Logjikisht, ata duhet të jenë më të mirë se ata që kanë ikur, kështu që klubi po sheh me shumë kujdes se cilët do të jenë ata që do të veshin fanellën e “Nëndetëses” sezonin e ri.
Deri në fund të muajit qershor do të vlerësohen të gjitha pistat për të konkretizuar me ata që vërtet i bëjnë punë Dinamos.