Punonjësit e Policisë Kufitare në Rinas kanë gjetur në vendparkimin e automjeteve në zonën e aeroportit, një portofol me një shumë të konsiderueshme eurosh, karta bankare dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Ato i përkisnin një çifti turistësh, të cilëve iu dorëzua portofoli i humbur.
Dy turistët nga Franca po largoheshin nga Rinasi, pas vizitës disaditore në Shqipëri, kur Policia iu dorëzoi portofolin që kishin humbur.
Të surprizuar, ata falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare, për gjestin human dhe korrektësinë.