Holanda po bëhet gati për në “Euro2024”, ku këtë të hënë do të zhvillojë edhe testin e fundit miqësorë, atë kundër Islandës. Ronald Koeman, trajneri i tulipanëve, në vigjilje të këtij takimi theksoi se të gjithë lojtarët janë në dispozicion, 100% në formë, përjashto këtu Frenkie de Jong:
“Të gjithë janë 100%, përveç Frenkie, i cili gjithashtu ka bërë hapa përpara. Është e mundur që ai të mos jetë në formë për ndeshjen e parë, por gjithsesi do të qëndrojë në skuadër. Nëse do të jetë kështu, atëherë do ta presim për ndeshjen e dytë ose të tretë. Vetëm nëse nuk do të jetë në dispozicion për tre ndeshjet e para, atëherë do të më duhet ta rimendoj”, u shpreh Koeman.
()