Policia e Fierit njoftoi se ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi A. M., 59 vjeç, banues në fshatin Grykë, duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga
Ndërkohë një i mitur, 17-vjeçar, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar lehtë 17-vjeçari.
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në fshatin Gërmenjë e Vogël, pasi dyshohet se ka hedhur në tokë një bisht cigareje dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.