Pasditen e sotme në orën 18:00 Partizani rikthehet në fushë për herë të parë që nga finalja e humbur përballë Egnatias më 26 maj. Vetë klubi ka konfirmuar rikthimin përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Skuadra nisi zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2024-2025 më 10 qershor. Të hënën (sot), ora 18- :00, ekipi zbriti në fushë për të startuar programin stërvitor në kuadër të pjesëmarrjes në UEFA Europa Conference League.
Në shortin që do të hidhet në 18 qershor në Nion (Zvicër), të kuqtë do të mësojnë edhe kundërshtarin që do të kenë përballë në turin e parë të aventurës evropiane”, shkruhet në faqen e klubit. Në short Partizani do të jetë në vazon e pretendentëve.