Ministri i Brendshëm Taulant Balla po mban sot fjalën hapëse, në Konferencën e 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën.
“Shqipëria me të gjitha ndjesitë, shijet emikpritjen por edhe sigurinë publike. Uroj që të gjeni kohë të shijoni bukur të mesdhetare që janë të veçanta, plazhet blu dhe trashëgimitë kulturore të Unesco-s.
Është hera e parë që Shqipëria drejton një event të INATERPOL-it të këtij niveli. Të ftuarit që mund të kenë vizituar Shqipëria dekada më parë, me siguri janë të mahnitur nga ndryshimi që vendi ynë ka bërë.
Vitin e fundit më shumë se 10 mln turistë vizituan Shqipërinë. Rekord ky i të gjitha kohërave. Gjithsesi presim që ky numër të tejkalohet në 2024 me rreth 40 përqind.
Shqipëria është fuqimisht e angazhuar në INTERPOL dhe partnere e besuar. Sot kemi sfida në fushën e sigurisë dhe rendit publik.
Krimet kibernetike nuk njohin kufi dhe duan një përgjigje të koordinuar.
Drogërat sintetike janë vrasësi numër një i vrasjes së amerikaneve.
Kemi vepruar kundër përdorimit të këtyre drogërave”, tha ai.