Mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçiu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag të Europianit.
“Italia- Do të jetë një përballje shumë e vështirë. Që kur mësuam shortin e dinim që ndeshja me Italinë do të jetë shumë e rëndësishme. Siç e thash edhe më para, të gjithë lojtarët po japin maksimumin, janë shumë shumë të fokusuar, shumë të motivuar dhe duhet të luftojmë deri në fund për të marrrë maksimumin e pikëve.
Ndeshja e parë gjithmonë është pak më e vështira, për çdo ekip. Në kemi arritur deri këtu me shumë meritë. Kemi zhvilluar sfida të mëdha, në kualifikuese dhe do të vazhdojmë me punën e mirë, siç kemi bërë në stërvitje ashtu do të bëjmë edhe në fushën e blertë për të siguruar pikët.
Grupi– Kemi një konkurrencë shumë pozitive brenda grupit, sepse të gjithë lojtarët jemi të barabartë. Në çdo pozicion ka shumë garë dhe të gjithë lojtarët po japim maksimumin për ta çuar Kombëtaren sa më lart”, – tha ai.
(J.S/)