Idrizi: Fredi Bleri mund të rregullojë çezmat në godinën e PE se hidraulik është

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në emisionin “Open” në News24 tha se na bën përshtypje se si një vend i BE-së mund të bjerrë standardet demokratike dhe europiane, siç është rasti i kandidimit të Fredi Belerit për eurodeputet.

Idrizi tha se Beleri ka një formim që le për të dashuruar, është hidraulik pas një kursi që ka bërë në Kretë, është i dënuar në Greqi, ndodhet në burg në Shqipëri, dhe mbi të gjitha një njeri që mban 3 emra.

“Fredi Beleri u shpërblye për tezat e helenizimit që ka përdorur, është personi që përdori flamurin e Vorio Epirit, që ka përdorur Himarën për zonë tensionesh dhe pikërisht nga këto ai u përdor dhe përdorjen ia shpërbleu”, tha Idrizi, duke shtuar se Beleri ka mbledhur votat e “Agimit të Artë”, apo ish-Agimit të Artë.

Idrizi tha se një njeri i dënuar nga vetë grekët apo ndodhet në burg në Shqipëri, nuk besoj se përfaqëson vlera. “Si hidraulik që është, besoj se tashmë Parlamenti Europian e ka të zgjidhur problemin e çezmave atje”, tha me ironi Idrizi.

Ai tha se qarqet më esktremiste greke nuk e kanë për herë të parë dërgimin në PE të njerëzve të ekstremit të djathtë.

“Ka një problem të madh me perceptimin tonë për shoqërinë greke. Greqia është një vend që ka kaluar në trauma të mëdha sociale, është një vend që ka edhe komuniste edhe parti të ekstremit të djathtë, një vend që e futën me zor në BE”, tha Idrizi.

Ai tha se një faj të madh ka edhe opozita shqiptare, një pjesë e saj, që e kandiduan Fredi Belerin për Bashkinë e Tiranës. “Beleri është atje sepse po mban në këmbë helenizmin dhe Vorio Epirin, ndaj dhe u shpërblye”, tha Idrizi.

Arena e Lajmit

Idrizi: Fredi Bleri mund të rregullojë çezmat në godinën e PE se hidraulik është

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook