Idrizi: Beleri, njeriu me 3 emra dhe 3 dënime, është dënuar për krime elektorale jo si eurodeputet

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në emisionin “Open” në News24 tha se Shqipëria po mban në burg një njeri që akuzohet për krime elektorale dhe është dënuar nga GJKKO.

Idrizi tha se Beleri nuk është bërë ende eurodeputet, ai është dënuar për krime elektorale dhe tani presim vendimin e Apelit të GJKKO.

Kreu i PDIU tha se SPAK ka mbyllur një dosje ndaj Belerit për shkak se drejtësia greke nuk iu përgjigj asaj shqiptare. Sipas tij, ato kallashnikovët që anë përdorur në masakrën e Peshkëpisë, për të cilën është dënuar në Greqi, Fredi Beleri, autoritetet greke nuk sollën dosjen.

Në vijim Idrizi kujtoi edhe zhdukjen e dosjes së dënimit të Fredi Belerit nga Gjykata e Tiranës.

Kreu i PDIU tha se flitet për respektimin e të drejtave të njeriut në rastin e një personazhi që ka 3 emra.

“Ndërhyrja që ka bërë Greqia në rastin e Belerit, është ngritur një Greqi e tërë për këtë njeriun me 3 emra, po për ata mijëra shqiptarë që janë dhunuar, i janë marrë pronat, u larguan nga trojet e tyre, nuk ka të drejta të njeriut, pse nuk flasin”, tha Idrizi. Sipas saj, edhe Komisionerja Europiane për të drejtat e njeriut, kundrejt të gjitha ndërhyrjeve greke, ka thënë se do të ishte e tmerrshme nëse gjithë vendet e BE-së do të reagonin si Greqia.

Idrizi tha se nëse Beleri do të pranonte pozicionin e europarlamentarit do të ishte një shpëtim dhe fitore jo vetëm për Himarën, por për Shqipërinë.

“Është një njeri me 3 emra, me 3 dënime, që ka dhunuar simbolet kombëtare tonat. Opozita shqiptare ka bërë nujë gafë të madhe politike me kandidimin e Fredi Blerit”, tha Idrizi.

Arena e Lajmit

Idrizi: Beleri, njeriu me 3 emra dhe 3 dënime, është dënuar për krime elektorale jo si eurodeputet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook