“E ka pasur ëndërr”/ E bija përmbush amanetin e Gent Demaliajt 7 vite pas ndarjes së tij nga jeta

Vajza e artistit të mirënjohur shqiptar Gent Demaliajt që u nda nga jeta 7 vite më parë, Edea do të zhvillojë një koncert kushtuar të atit.

Edea, ka zgjedhur që këtë koncert ta mbajë në ditën e lindjes së këngëtarit të ndjerë, më 18 qershor në Lezhë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo dhe kitaristi Aurel Gjini kanë ndarë detaje lidhur me këtë event të rëndësishëm, i cili do të shfaqet edhe në Tiranë më datë 25.

Për mua e parë është rëndësi emocionale, e dyta është përgjegjësi. Pjesa tjetër është se unë jam rritur me këngët e babit e më kthejnë pas në kohë dhe pjesa tjetër është se ato i dinë të gjithë dhe nuk mund të gabosh. Gjithmonë e ndjej 5 minuta para se të hyjë në skenë. Ne menduam ditëlindjen e babit se diçka që nuk është festuar dhe përkoi me këtë gjë. Babai faktikisht e ka pasur ëndërr ta bënte një koncert me full band që nuk pati mundësi ta bënte. Edhe le të themi ky është një lloj amaneti”, -u shpreh Edea.

Për mua është e vështirë nga ana emocionale, se unë jam rritur me ato këngë dhe jam afër atyre zonave se vij nga Mirdita. Dua të falenderoj edhe bashkinë Lezhë pa të cilën do të ishte e pamundur. Në momentin që jam njohur unë doja të bëja një tribut të Gentit me këngët e tij. Unë kam një këngë të preferua që kur e dëgjoj të kënduar nga Edea “Jo tani”. Mendoj që duket sikur e ka bërë fiks për atë. Edhe ‘Jakup Ferri’ është shumë e goditur”, -tha Aureli.

Vokalisti i grupit të rrokut “Djemtë e detit”u nda nga jeta në 2015 në moshën 40-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Demaliaj ka qenë një ndër zërat e parë të rrokut në Shqipëri, që sapo kishte marrë formë në vitet ’90. “Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos Qaj”, janë vetëm disa prej hiteve të grupit “Djemtë e Detit”. Po ashtu, grupi ka publikuar edhe dy albume: në vitin 1997 “Izolimi Vdes” dhe albumi i dytë “Epos” në mars 2009. “Djemtë e Detit” ishte grupi më origjinal i rrokut në Shqipëri. Genti ishte vetëm 17 vjeç kur u krijua grupi.

“E ka pasur ëndërr”/ E bija përmbush amanetin e Gent Demaliajt 7 vite pas ndarjes së tij nga jeta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook