Pritjes së ëmbël që prej muajsh “i kishte ndalur” frymën Olta Gixharit, i ka ardhur fundi.
Sot aktorja e njohur ka sjellë në jetë djalin e saj duke u bërë nënë për herë të dytë, me bashkëshortin misterioz nga Spanja.
Bukuroshja ka vendosur të ndajë lajmin e shumëpritur me gjithë fansat në rrjete sociale, duke publikuar në Instastory duke bërë me dije lindjen e vogëlushit, emri i të cilit ende nuk është bërë publik nga Olta.