Një 20-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e Komisariatit numër dy në Kryeqytet.
Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë se Tiranës, K.P., 20-vjeç, rezulton banues në Kryeqytet.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.
Teksa i riu ka përfunduar në pranga, materialet i kanë kaluar Prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.