Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë në pikën kufitare të Kapshticës, e pëson keq 35-vjeçari

5555

Një 37 vjeçar është arrestuar në Kapshticë pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Shtetasi M. L., 37 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Shqipërisë, duke qenë se më parë kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë.

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Shtetasi M. L., 37 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Shqipërisë, duke qenë se më parë kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të 37-vjecarit M. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë në pikën kufitare të Kapshticës, e pëson keq 35-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook