Spanja do të duhet të bëjë pa Aymeric Laporten për ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian kundër Kroacisë. Shkak është bërë një dëmtim, që ka detyruar De La Fuenten që të mos llogarisë në shërbimet e lojtarit. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar, pasi mbrojtësi Laporte do të jetë gati për sfidën e dytë, atë ndaj Italisë.
Sa i takon ndeshjes ndaj kroatëve, nga minuta e parë do jetë Nacho. Spanja është në një grup edhe me Shqipërinë e Italinë.
(J.S/)