Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, teksa raportohet se një 35-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas policisë dyshohet se viktima ka qenë duke punuar tek Porti në Portoromano, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 15, Durrës, shtetasi K. M., rreth 35 vjeç, duke punuar tek Porti në Portoromano dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.