Deputeti i PD Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se kryeministri Edi Rama duket se nuk ka thënë të vërtetën gjatë deklaratës së tij teksa shprehej se DASH përkrahte “Ballkanin e Hapur”.
Kjo sipas Shehut pasi DASH në një reagim publik, rendit prioritetet, por nuk e përmend aspak këtë projekt.
Reagimi i plotë:
“Pergenjeshtrohet Rama per “Ballkanin e hapur”?
Kryeministri mbas takimit me delegacionin e DASh deklaroi se ShBA perkrah fuqimisht projektin e “Ballkanit te hapur”, duke e vendosur keshtu ate ceshtje ne qender te vemendjes ne prononcimin e tij!
Tashti po lexoja komunikimin zyrtar te Ambasades amerikane per ate takim.
Asnje fjale per “Ballkanin e hapur”.
Ndersa aty flitet per ceshtje te tjera prioritare ne maredheniet bi e multi laterale Shqiperi-ShBA.
Flitet me shume te drejte per integrimin, Rajonin…edhe per energjine, por jo per ate nisme te Vucicit.
A eshte ky nje pergenjeshtrim per sa tha Kryeministri ne emer te delegacionit te larte amerikan, nje dite me pare?