Tre propozimet e PD për votën e diasporës, Alibeaj: Shteti ka shkatërruar të drejtat e shqiptarëve në vend, mendo për ata që jetojnë jashtë

8fd22fcc 7c22 459d 9684 3874a0c57db7

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë sot tre propozime për t’i mundësuar Diasporës të drejtën e votës.

Duke folur në tryezën e organizuar nga KQZ-ja, Alibeaj tha se Diaspora duhet të ketë përfaqësuesit e saj në Kuvend.

Propozimet e Alibeajt

– Vote për diasporën dhe diaspora të ketë përfaqësuesit e saj në Parlament

– Votë për 500 mijë emigrantë që kanë ikur nga vendi këto 8 vjet

– Garanci për votën jashtë siç është edhe për brenda vendit (identifikim biometrik apo e ngjashme)

***

“Asnjëri nuk e ka pranuar realisht, për arsye të thjeshtë vota në këtë vend vidhet, patronazhistët janë në sulm dhe shteti ka shkatërruar të drejtat e shqiptarëve dhe kjo ndodh brenda vendit , mendo për ata që janë jashtë vendit. Nëse duhet të bëjmë ndryshime së pari do të duhet ta shohim realitetin në sy, pra ky është realiteti kjo ka qenë pengesa. Fakti që një shumicë dërrmuese shqiptarësh prej shumë kohësh nuk ndodhen në vend, kanë ikur edhe duke u zbrazur nga një e drejtë që Kushtetuta ua garanton, e drejta e votës.

Kushtetuta shqiptare ua garanton shtetasve shqiptarë të drejtën e votës, pikë dhe kjo mjafton për të ngritur qëndrimin tonë. Fenomeni i emigrimit në Shqipëri ka diasporën apo atë që e quani mërgatë, ka një fenomen tjetër më recent, migrimi i kohë të fundit të shqiptarëve, janë 500 mijë shqiptarë që janë larguar, por lidhjet me vendin i kanë të forta. Do të duhet edhe kjo kategori të ketë të drejtën për të votuar duke e lidhur me vendbanimin e fundit që kanë pasur në Shqipëri”, tha Alibeaj.

Arena e Lajmit

Tre propozimet e PD për votën e diasporës, Alibeaj: Shteti ka shkatërruar të drejtat e shqiptarëve në vend, mendo për ata që jetojnë jashtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook