Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në bulevardin kryesor të qytetit të Pogradecit.
Sipas informacioneve një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë dhe vazo dekorative pranë një lokali.
Si pasojë e këtij aksidenti janë shënuar dëme të shumta materiale ndërsa drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore por do t’iu nënshtrohen vizitave mjekësore.
Policia ndërkohë shkoi në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, por dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga përgjumja e drejtuesit të mjetit.