Një 33-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Kagjinas.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se sipas asaj që sqaron policia nga kqyrja paraprake nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës ndërsa familjarët kanë deklaruar në polici se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë policia është duke punuar për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Kolonjë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.