Ledion Liço zbulon kush do e moderojë “Big Brother VIP 4”?

Pas shumë kohësh mbrëmjen e djeshme Ledion Liço ka dhënë një intervistë shumë personale në Top Channel.

Ai u kthye pas në kohë në fillimet e tij në ekran, duke thënë se dëshira e tij ishte për t’u marrë me muzikë.

“Në fillim unë kam dashur të merresha me muzikë dhe pasi lajthitja shkoi deri aty sa unë të shkova dhe bëra dhe videoklipe, shyqyr që njerëzit pranë më thanë t’i thërrisja mendjes… 2004 ka qenë viti që fillova të punoja në Top Channel. Ka qenë një periudhë shumë e bukur ajo e fillimit tim në televizion”, tha ai.

Rrëfimi më i sinqertë dhe i bukur ishte ai për partneren, Sara Hoxha, për të cilën tha:

“Njohja me Sarën ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme, jam shumë me fat që kam krijuar jetën me të dhe ndajmë edhe punën, e kam shefe në punë, nuk ta përton fare… Në shtëpi mundohem të jem unë shefi, natyrisht në fundjavë…”, tha ai me humor.

Ledioni u pyet edhe për prezantimin e BBV që e konsidedoi një nga përvojat më argëtuese dhe la të kuptohet se do jetë ai sërish moderator vitin tjetër.

“Ishte një punë që të konsumonte kohën, por për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese dhe mezi pres që ta bëj prapë”, tha Ledioni.

Ledion Liço zbulon kush do e moderojë “Big Brother VIP 4”?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook