Ish-kryeministri Sali Berisha ka humbur gjyqin kundër shpalljes së tij non grata nga Britania e Madhe.
Berisha u shpall non grata nga Londra zyrtare më 22 korrik 2022.
Ish-kryeministri humbi sot apelin e tij në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër kundër vendimit të Ministrisë e Punëve të Brendshme, “Home Office” që e ndalonte të hynte në Britani. Vendimi i Britanisë u dha pas pretendimeve për lidhjet e tij të dyshuara kriminale.
()