‘Non grata’ britanike, Berisha humbi apelimin/ Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar vendimin e Apelimit në Britaninë e Madhe, i cili rrëzoi ankesën e bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha në lidhje me shpalljen e tij ‘non grata’ nga autoritetet britanike.

Lajmi në disa nga mediat ndërkombëtare i referohet agjensisë ‘Reuter’ e cila shkruan se udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, humbi të hënën apelin e tij kundër ndalimit të hyrjes në Britani për lidhje të dyshuara kriminale.

Berisha, kreu i Partisë Demokratike kryesore të opozitës në Shqipëri, u përjashtua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin Berisha e mohon.

Ai apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars, duke argumentuar se ai u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara.

SIAC hodhi poshtë ankesën e Berishës në një vendim me shkrim të hënën.

Berisha në një deklaratë tha: “Nuk ka asnjë provë apo fakt për ndonjë veprim të kundërligjshëm”.

“Unë mbetem i bindur se rruga e drejtësisë që do të vazhdoj do t’i shërbejë së vërtetës dhe do të godasë korrupsionin transnacional në atë mënyrë që e meriton.”

Vendimi për të ndaluar hyrjen e Berishës në Britaninë e Madhe erdhi një vit pasi ai u ndërshkua nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar dhe abuzim me pushtetin.

Berisha, 79 vjeç, përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e tokës shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë.

Ai është vendosur në arrest shtëpiak në dhjetor dhe prokurorët nuk kanë ngritur asnjë kallëzim penal.

Arena e Lajmit

‘Non grata’ britanike, Berisha humbi apelimin/ Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook