Kryeministri Edi Rama i është bashkuar sot nismës, ku ka dhuruar gjak në Kryeministri.
Ai ka zbuluar se grupi i tij i gjaku është 0 NEGATIV.
Në fjalën e tij ndërkohë që jepte gjak, kreu i qeverisë e konsideroi këtë si dhuratën më ripërtëritëse, ndërsa shtoi se është dhuratë jetike për ata që kanë nevojë.
“E kemi traditë që nga bashkia, dhurojmë çdo vit. Ndihmë jetike për ata që kanë nevojë dhe ripërtëritëse për ata që e japin. Dhuratë ripërtëritëse. Me dhënien e gjakut organizmi fiton energji të re, dhe shtyhet plakja”, tha ai.