“Territor i pastër”/ Asgjësohen 6201 fidanë kanabis sativa në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 6201 fidanë të dyshuar kanabis.

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e dyshuar të kultivimit në malin e Shoshit, të 835 prej këtyre fidanëve.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-në malin e Shoshit, u gjetën 835 fidanë kanabis. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi M. L., 29 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;

Kontrollet kanë vijuar në territorin e njësive administrative Shosh, Shalë, Pult dhe Postribë, Shkodër, u gjetën në total 4902 fidanë kanabis.

Po në vijim të  kontrolleve në territorin e njësisë administrative Temal, Vau i Dejës, u gjetën 244 fidanë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Gjegjan, Pukë, u gjetën 220 fidanë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

“Territor i pastër”/ Asgjësohen 6201 fidanë kanabis sativa në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook