Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBV3, brenda shtëpisë po edhe në rrjet u diskutua për një pëlqim të mundshëm mes Fationit Kuqarit dhe Arta Kabashit.
Dyshja ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe ndryshe nga ajo çfarë flitej, ata e mohuan të kishin pëlqim për njëri-tjetrin ndërsa thanë se kishin një miqësi shumë të sinqertë bashkë.
I ftuar në “Top Arena”, në rubrikën “Kape Prime”, Fationi është pyetur sërish lidhur me këngëtaren.
Biseda e plotë:
Eriola:Është parë dhe është thënë që me Arta Kabashin ka patur një pëlqim. Tani, keni patur diçka bashkë, ke raporte me Artën?
Fationi: Kam thjesht raporte shoqërore me Artën.
Eriola: Sa i sigurt je? (qesh)
Fationi: Shumë.
Eriola: Kthehu te kamera dhe bëji një dedikim Rikes, si të të vijë ty…
Fationi: Po ia bëj Artës, shoqëror. Është gocë artiste me super vokal, super zë. E ka yllin në ballë dhe i uroj suksese me shpirt, lart e më lart dhe të bëhet shumë shpejt një nga divat në top 10-shen shqiptare.