Asllani i “karikuar”: Shqipërisë i hyn në punë vetëm triumfi, ia dalim me grintë dhe agresivitet

Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani u shfaq optimist, në prag të ndeshjes së Euro 2024 ndaj Kroacisë, takim ky që do mbahet në Hamburg.

“Ka gjithmonë emocione se është Europian. Për mua ishte ndeshje më me shumë emocion ajo ndaj Italisë. Sot na duhet vetëm fitorja. Do të luajmë vetëm për tre pikët dhe shpresojmë të bëjmë mirë. Sot do të futemi në fushë me shumë agresivitet dhe grintë, sepse e dimë çfarë vlerë ka kjo ndeshje.

Do të punojmë si skuadër. Janë lojtarë shumë të fortë përballë, Të sulmojmë dhe pastaj, mund të ulemi, por do të luftojmë dhe të tregojmë futbollin tonë. Sot luhen 3 pikët.”, -tha Asllani për gazetarin Alban Xhihani.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Asllani i “karikuar”: Shqipërisë i hyn në punë vetëm triumfi, ia dalim me grintë dhe agresivitet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook