Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i ftuar në “Euro 24” në Neës 24, në bisedën e bërë me Trevisa Tufën u shpreh se ndeshja Shqipëri-Kroaci ishte me dy fytyra. Duro theksoi faktin se në ndeshjen e përfunduar 2-2, në pjesën e parë kuqezinjtë ishin në mirë.
“Nuk e meritonte humbjen Shqipëria. Edhe barazimi është rezultat pozitiv. Me këtë barazim, është rritur imazhi i Shqipërisë.
Po ta shikosh 90 minuta, kishte probleme, por pjesa e parë ishte super. Nuk i lejuam hapësira kundërshtarit, shënuam. Pjesa e dytë ishte diçka tjetër, u duk që Kroacia ishte më superiore.
Po ta analizojmë lojën e formacionin, lëvizjet e mesfushës ishin të duhurat nga Sylvinho. Ky ishte çelësi i interpretimit të lojës. Zëvendësimet duheshin bërë më shpejt” – tha ai.
(J.S/)