Ngec hetimi për koncesionet në Shëndetësi, Vokshi “kërcënon” me kallëzime penale: Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi, ping pong me njëri tjetrin

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi ka “kërcënuar” me kallëzime penale ndaj kujtdo që pengon punën e komisionit.

Në një deklaratë për mediat Vokshi ka zbuluar se dhjetëra kërkesa për informacion të dërguara te institucionet nga komisioni, kanë mbetur pa përgjigje.

Ajo shtoi se një “ping-pong” në shmangien e përgjegjësisë për të dhënë informacion, po bëhet mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit.

“Nuk kanë dhënë përgjigje për provat që i kemi kërkuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi bëjnë ping pong me njëri tjetrin.
Fondi edhe pse është paguesi ka kontratën e paguesit, thonë nuk kam dokumentacion dhe kontratë, si bëhen pagesat?
Na thotë adresohuni tek Ministria e Shëndetësisë, e cila konsideron përgjigjen e Fondit si përgjigje.
Janë dhjetëra shkresa për të cilat nuk është dhënë asnjë informacion.
Nëse do të refuzojnë të kthejnë përgjigje, kjo do të përbëjë një shpërdorim detyre dhe nga ana e Komisionit dhe deputetëve do të ndërmerren masa për këdo që pengon punën, përfshirë kallëzime penale”, tha ajo.

Arena e Lajmit

Ngec hetimi për koncesionet në Shëndetësi, Vokshi “kërcënon” me kallëzime penale: Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi, ping pong me njëri tjetrin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook