Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një dalje për mediat tregoi detaje nga ligji i ri i Policisë së Shtetit. Balla theksoi se është propozuar reduktimi i numri të gardave, ndërsa shtoi se kjo do të shërbente që t’u jepej mundësi dhe të rinjve që të bëjnë karrierë.
“Kemi propozuar një reduktim të numrit të gradave brenda të gjithë strukturës në Polici që t’i japim mundësi të rinjve të bëjnë para në karriere. Pa harruar që fokusi im si ministër mbetet edhe pjesa e vlerësimit të punës së policisë. Ka një moment që të gjithë e dini, lidhet me ndarje përfundimtare të bllokimit të ndërhyrjeve në procesin e emërimeve.
Kemi krijuar disa struktura brenda drejtorisë së Policisë së Shtetit, që bëjnë vlerësimin dhe ndihmojnë në përzgjedhjen e kandidatëve. Kemi futur konceptin e mandatit. Jo vetëm drejtori i Policisë së Shtetit ka mandat, por dhe drejtorët e strukturave të tjera. Ligji i ri do të përputhet me pritshmërinë tona për të vijuar punën për revanshin ndaj luftës kundër krimit dhe konsolidimit të sigurisë në Shqipëri. Ky është një model i mirë për disa nga vendet e BE. E kemi vendosur këtë si një ndër objektivat tona në kuadër të rrugës drejt anëtarësimit në BE. Mos harroni asnjëherë se na duhet një punë hetimore shumë efikase për të identifikuar dhe gjetur apo konfiskuar asete apo llogari bankare që krimi ka përfituar apo krijuar për shkak të aktiviteteve kriminale.”, tha ai.
()