Banorët që jetojnë përgjatë rrugës Herebel në Peshkopi po përballen me ndotje të madhe për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e lotit të fundit të rrugës së Arbrit.
Banorët dhe fermerët ankohen se po ju shkaktohen dëme të mëdha qoftë në frutikulturë e qoftë në të mbjellat stinore.
Ndërkohë për udhëtarët është një problem madhor prania e pluhurit në rrugë në këto ditë të nxehta Qershorit.
Punimet për ndërtimin e rrugës janë shumë të ngadalta, duke bërë që situata të mund të zgjasë edhe gjatë muajve të verës kur dhe është piku i turizmit.