U largua nga grupi i PD, Alibeaj për News24: Nuk lëpij atë që kam pështyrë, partia e Berishës, forcë politike e një individi

Deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili njoftoi ditën e sotme largimin e tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e News24 ka zbuluar arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi.

Alibeaj u shpreh se ka mbajtur qëndrimin e tij në vazhdimësi ndaj çështjes së Sali Berishës, ndërsa theksoi se partia e ish-kryeministrit është një forcë politike e një individi.

Ai shtoi se PD është parti me një kulturë të vjetër dhe me simptoma komuniste që nk përbën një ofertë.

“Unë e kam mbajtur qëndrimin në vazhdimësi mbi qëndrimin që grupi i PD duhet të mbante më parë për zotin Berisha. Ngjarjet e sollën që të vendoseshim para një testi gjatë këtyre 3 viteve. Për këtë arsye e kam konsideruar një vlerë të qenit në politikë. Para njerëzve nuk duhet të ndryshojnë qëndrimet dhe kam mbajtur të njëjtin qëndrim gjatë këtyre 3 viteve. Ajo që thashë deri tani është qëndrimi im personal. Demokrat për mua janë vlerat origjinale siç u krijua PD, një parti e shpresës, e djathtë, që respekton individin, mban marrëdhënie të ngrohta me Perëndimin dhe nuk është mbas idhujtarisë si simptomë sovjetike e së shkuarës.

PD e Sali Berishës, është një parti e një individi. Hidhur apo ëmbël, ajo është parti e një individi. Është një parti që nuk njeh demokracinë e brendshme, as rregullat…kjo historia e zgjatur e gjyqit ishte në thelb mosrespektim i rregullave partiakë. Është parti me një kulturë të vjetër me simptoma komuniste. Nuk është një ofertë.

Unë kam përgjegjësi, e pranoj dhe marr aksionin tim. Nuk i shmangem përgjegjësisë dhe nuk bëj sikur harroj. Nuk lëpij atë që kam pështyrë. A ka nevojë PD që të pësonte ato ndryshime që kam thënë, të jetë e aftë të jetë joshëse, të paraqesë një fytyrë tjetër. Nga ’92-shi PD nuk ka mundur të jetë fituese në episodet elektorale. Nga koha kaloi nga një dështim në tjetrin. Për cdo mendje të arsyeshme kjo duhet të ndizte një llampë të kuqe që diçka nuk po funksiononte.

Fakti që PD për 12 vjet ende të mos shihet si një alternativë dhe shpresë, ka një problem të madh. Ku ishte përgjegjësia ime për sa kohë isha brenda. Ishte një përpjekje e imja dhe ndodhi të isha në krye të saj për një segment kohor. Ishte përpjekja ime të modernizohej partia, të linte pas të shkuarën dhe të perceptonte cilat janë nevojat e shqiptarëve sot”, tha ai.

Arena e Lajmit

U largua nga grupi i PD, Alibeaj për News24: Nuk lëpij atë që kam pështyrë, partia e Berishës, forcë politike e një individi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook