Aktorja Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë disa ditë më parë. Ish-banorja e BBV mirëpriti në jetë një djalë emrin e të cilin ende nuk e ka bërë publik.
Ditën e sotme Olta ka ndarë me ndjekësit një video të ëmbël duke kënduar ndërsa mbante në krahë të voglin e saj.
Ndonëse djali i kishte kapur flokët me duar, aktorja e lumtur tregoi se nuk e kishte menduar ndonjëherë që të zgjohet nga gjumi e kapur për flokësh.
“Kush e kishte thënë që do të vdisja të zgjohesha nga gjumi për flokësh?”– tha ajo gjatë videos.