Një 76-vjeçare ka humbur jetën në Vlorë.
Policia njofton se e moshuara dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.
Blutë njoftojnë se 76-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, shtetasja N. B., 76 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), e cila si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.