“Duhet një koalicion i gjerë”, ish-deputeti i PD: Berisha s’mund të bashkojë demokratët, Argita nuk është alternativë

Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24  ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur te zhvillimet në kampin e opozitës.

Biberaj u shpreh se ai do të mbështeste një koalicion të gjerë brenda spektrit politik të së djathtës, por duke përfshirë edhe elementë të qendrës apo edhe të majtës.

Sipas tij Sali Berisha, pavarësisht kontributeve të tij, nuk mund të bashkojë demokratët e opozitës.

Sa i përket mundësisë që e bija e ish-kryeministrit, Argita Malltezi, të marrë drejtimin e PD, ai tha se nuk e sheh fare si alternativë dhe se ajo, ashtu si i ati është shpallur non-grata nga SHBA.

“Unë do të isha për një koalicion të gjerë brenda spektrit politik të së djathtës, përtej të djathtës, edhe elementë të majtës dhe qendra për të bërë të mundur fitoren. Shqipëria nuk e ka luksin të ketë një mandat të katërt të Edi Ramës.

Nuk jam optimist për një bashkim. Nëse rikthehemi te Kuvendi që u mbajt në stadium, Berisha u mbështet me premtimin se do largonte Bashën dhe Ramën dhe se do hapte PD duke bashkuar gjithë popullin opozitar. Doktor Berisha ka kontributet e tij, por edhe kontestime. Në këto momente nuk besoj se është figura që mund të bashkojë demokratët opozitarë. Duhej një figurë e papërfshirë dhe mundësisht të mos ketë qenë pjesë e ekzekutivit.

Unë mendoj se doktori duhet të ngrihet mbi interesat personale me synimin që e djathta të ngrihet në pushtet. Duhet ta kuptojë se koha e tij ka mbaruar, është një cikël. Nuk e shoh fare si alternativë Argita Malltezin, nuk është një parti familjare. PD ka kontributin e qindra mijëra demokratëve, ka aksionet tona politike aty që nuk mund të trashëgohen, për më tepër që edhe ajo është e shpallur non-grata nga amerikanët”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“Duhet një koalicion i gjerë”, ish-deputeti i PD: Berisha s’mund të bashkojë demokratët, Argita nuk është alternativë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook