Spanja ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë. Skuadra iberike zhvilloi sot stërvitjen e fundit, para nisjes për Dusseldorf, aty ku ekipi i De La Fuentes do të përballet me kuqezinjtë të hënën në orën 21.00.
Atmosfera në grup është shumë pozitive. Numri një i pankinës, de la Fuente ka provuar në stërvitje formacionin me lojtarët e stolit që do të zbresin në fushë ndaj ekipit të Sylvinhos. Vlen të theksojmë se nuk ka më asnjë dilemë, titullarët do jenë pushim, pasi kualifikimi është siguruar. Kujtojmë se Rodri mungon për shkak kartonash, ndërsa Naço dhe Ayoze nuk janë në kushtet e duhura fizike për t’u aktivizuar.
(J.S/)