Çelsi-Liverpul, “Wembley” pret sot finalen e dytë/ Klop: Mezi e kemi pritur këtë çast!

Jyrgen Klop kërkon trofeun e tij të parë të Kupës FA, i cili do të mbante gjallë edhe ëndrrën për të bërë “poker” këtë sezon.

CELSI LIVERPUL

Liverpuli dhe Çelsi do të luajnë trofeun e dytë sezonal, pas finales së Kupës së Ligës në shkurt, të cilin e fitoi skuadra e Klopit me penallti (11-10) pas barazimit pa gola.

Ndërkohë që dy përballjet e tyre në Premier Ligë këtë sezon kanë përfunduar gjithashtu në barazim. “Ne nuk e mundëm Çelsin, por fituam me penallti. Ishte një nga seritë më të çmendura të penalltive”, komentoi trajneri i “Reds”-ave për finalen e Kupës së Ligës.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Ne e dimë se sa i fortë është Çelsi dhe presim një tjetër ndeshje të vështirë. Të dyja skuadrat do të luajnë me gjithçka kanë.

klop

Këtë pres nga Çelsi dhe veçanërisht nga ne. Unë nuk e kam fituar kurrë Kupën FA më përpara dhe shumica e lojtarëve të mi nuk e kanë fituar gjithashtu. Mezi po e presim këtë shans.

Djemtë kanë dhënë gjithçka për të mbërritur deri këtu, duke kaluar sfida të ndryshme. Është një finale e madhe për ne dhe jemi me të vërtetë të lumtur që jemi pjesë e saj.

Nuk do të ndodhë kurrë që ne ta konsiderojmë një finale të Kupës FA si një ndeshje normale. Është një ndeshje speciale, për disa nga ne është më e rëndësishmja në karrierën e tyre dhe ne duam ta shijojmë këtë gjithashtu. Duam ta fitojmë për njerëzit tanë”.

DEBATI ME CEFERININ – Ai konfirmoi edhe bisedën me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, të cilit iu ankua për numrin dhe çmimin e biletave të finales së Champions-it, ndërsa zbuloi:

“Diskutova edhe për Ligën e Kombeve. Më shumë ndeshje janë gjithnjë një ide e keqe. Kam folur goxha sinqerisht për këtë. Për reformën në Champions kam dëgjuar pak dhe nuk pata kohë për të pasur një opinion.

Ceferin më dërgoi mesazh. I thashë atë që i thashë se duhet të kishte më shumë bileta për ne.

Ai pastaj më dha mendimin e tij, të cilin e tha edhe publikisht. Unë iu përgjigja kur i thashë se duhet të kishim pasur më shumë informacion, por Liga e Kombeve është një prej ideve më qesharake në botën e futbollit. Lojtarët kanë luajtur mbi 70 ndeshje dhe ne vazhdojmë me Ligën e Kombeve pas sezonit.

Katër, pesë, gjashtë ndeshje me ekipet kombëtare. Unë do të preferoja që UEFA të merrte më shumë para nga finalja e Champions-it dhe ta zhdukte Ligën e Kombeve”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO


Loading…

Çelsi-Liverpul, “Wembley” pret sot finalen e dytë/ Klop: Mezi e kemi pritur këtë çast!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook