Një turist malazez ka humbur jetën ditën e sotme, teksa ndodhej me pushime në plazhin e Velipojës. Në një njoftim paraprak, policia bëri të ditur se shtetasi malazez R.B, 70 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pvsuar arrest kardiak.
Velipojë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:05, shtetasi malazez R. B., 70 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.