Shqipëria dhe Spanja përballen në orën 21.00, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Iberikët janë të kualifikuar, ndërsa kuqezinjve u nevojiten 3 pikët.
Kompanitë e basteve, ashtu siç pritej, favorizojnë ekipin e De La Fuentes. Fitorja e Spanjës kuotohet me 1.45, ndërsa barazimi me 4.50. Një sukses i Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 7. Takimi do të mbahet në “Dusseldorf”, me fillim prej orës 21.00. Sfida do të gjykohet nga suedezi Nyberg.
(J.S/)