Ish-Kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, i ka uruar fitoren kombëtares shqiptare në përballjen me Spanjën, në ndeshjen e fundit të Grupit B.
“T’i urojmë suksese dhe fitore sonte ekipit tonë kuqezi kombëtar”, tha Berisha, ndërsa nuk ka lënë mënjanë thirrjen për mosbindje civile.
Ai u shpreh se në rast se 47 përqind e fëmijëve në këtë vend vuajnë për kafshatën e gojës, kjo është një gjë e tmerrshme miq.
“Ky është një kushtrim për çdo njeri që ka zemër, që ka dashuri për fëmijët, që ka ndjenja prindërore ndaj fëmijëve, të ngrihemi t’i japim këtij banditi, këtij krimineli dërrmën, atë që meriton.
Edhe njëherë, thirrja ime, të vazhdojmë mosbindjen civile, betejën pa kthim për qeveri teknike, për votën e lirë”, tha Berisha.