Zbardhen të tjera detaje nga skema e abuzimit në spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekë dhe punonjës ishin të përfshirë në një skandal me pacientet me kancer. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për dosjen hetimore ku zbulohen disa përgjime që dokumentojnë dhe skemën e abuzimit.
Një rol të veçantë dhe protagonisti kryesor, sipas përgjimeve të kësaj skeme, duket se është Afrim Ruçi, kyeinfermieri i Onkologjikut, që në shumë raste bënte rolin e sekserit dhe shërbente si urë lidhëse mes mjekëve, por dhe farmacive e pacientëve për të siguruar ilaçet e komioterapisë.
Po ashtu në këto përgjime jepen dhe këshilla për personat e përfshirë në këtë skemë, që mos të bënin asnjë nder në kohën kur në turn do të ishte doktor Elidoni, pasi do të kishin probleme.
Kujtojmë se gjykata e Tiranës ka lëshuar 8 masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘etyrim paraqitje’ për personelin e këtij spitali.
PËRGJIMET
Afrim mirëmëngjes. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL dhe Afrimi i përgjigjet: Mgjs. Ok.
Në datën 04/12/2023 ora 15:09 Afrimin e telefonon një numër
Afrimi: He Rudi.
Rudi: Të lutem fut dikë në sistem që ti bëjë 6 se mi kërkojë.
Afrimi: A ti bëj nesër më mirë?
Rudi: Jo jo a se ke Ketën aty?
Afrimi: E mirë, mirë hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a? Rudi: Po, 6 flakonë.
Në datën 01/12/2023 në orën 10:27 e telefonon një tjetër person.
Afrimi: Alo
Nr.telefonit: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj Bianushës që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ja kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.
Afrim: Ja të them për pak se jam tek pediatria me çunin. Nr.telefonit: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.
Në datën 01/12/2023 në orën 09:27 e telefonon një tjetër numër
Nr.telefonit: Ej një mikeshën tënde dhe timen bashkë e mora, e kam këtu lart A. Daja.
Afrimi: Ok, mirë.
Në datën 30/11/2023 në orën 15:15 merr një sms:
Sms Text: Afrim nesër në mëngjes të pres për firma se u mbyll muaji. Klm
Në datën 30/11/2023 në orën 13:01 merr sms:
Sms: C’kemi Afrim si je ti? Të lutem urgjent në farmaci këta pacientë, nuk i pres më.
Në datën 30/11/2023 në orën 13:52 i shkruan një nr.telefoni: Nqs je i lirë të vij të takoj pak?
Në datën 30/11/2023 në orën 10:22 e telefonon një numër.
Afrimi: Hë Besa.
Besa: Nuk ka ilaç?
Afrimi: Po pra për momentin jo, jemi në pritje për të ardhur,
Besa: Unë fola me Mirelën, nuk më tha s’kemi. Më tha ‘kush ta dha ty këtë?!’.
Afrimi: Fole? Mirela ashtu thotë
Besa: Unë e dua sa më shpejtë se kam vajzën që niset për Angli t’i them rruga mbarë të paktën.
Afrimi: Hajde se do të bëj të pamundurën Afrimi.
Në datën 14/12/2023 në orën 13:38 Afrimi merr një telefonatë
Afrimi: He vëlla.
Telefonata: Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro cik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim. Ku je ti?
Afrimi: Unë jam lart në zyrë.
Telefonata: Mire ja do vijë lart tek zyra kjo.
Në datën 14/12/2023 ne oren 11:31 ka një bisede si më poshtë vijon:
Afrimi: Alketa është një pacient i Sotiraqit për Erlotinib tableta.
Alketa: Ok.
Në datën 14/12/2023 në orën 10:14 Afrimi merr një telefonatë: O adash ca bën si ke qenë?
Afrimi: Mire adash ti ca bën?
Telefonata: Të’t pyes kam një mikun tim nga Përmeti që i ka dhënë rekomandim kurë ai kirurgu i Gjirokastrës për aty tek ju në date 24 janar. Po është pak vonë, na duhet diçka më shpejt se s’merr dot as kempin po nuk bëri konsultën aty.
Afrimi: Unë s’jam aty tani se jam tek urgjenca. Jepi numrin dhe të më presë. Është ai Elidoni sot aty o burrë ai s’fut pa planifikim. Ia ke nr. Atij ti?
Telefonata: Jo s’ja kam. Po Naqellari është aty?
Afrimi: Po o burrë fol me Naqellarin, i mbaron punë Naqellari direkt.
Telefonata: Po diskutojmë linjën Naqellari njëherë, po ashtu kalojmë tek ty.
Afrimi: Ok mirë, shumë mirë.
Gjina: Është një njeriu i Megit që punon në Drejtori.
Emiljano: Prit, prit. Mos na ngatërroni në ditët e Elidonit. Mos pranoni të bëni asnjë nder në këtë ditë se nxirrte shumë problem
Gjina: Unë i premtova por jo sot
Emiljano: Hajde se flasim hajde.
()