Një 34-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e policisë në Cërrik.
Sipas informacioneve, I.B., 34-vjeç banues në Cërrik, është autor i djegies së 2 mjeteve më 6 mars të këtij viti.
Sipas policisë, 34-vjeçari rezulton një shtetas me precedent të mëparshëm penal.
Ai ka kryer dënimin për akuzën e tentativës për vrasje.
Teksa ka rënë në pranga, materialet i kanë kaluar prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
Ndalohet 34-vjeçari që dyshohet se dogji me lëndë djegëse, 2 automjete, për motive të dobëta, më datë 06.03.2024.
34-vjeçari, i dënuar më parë për tentativë për vrasje.
Komisariati i Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim I. B., 34 vjeç, banues në Cërrik.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, më datë 06.03.2024, gjatë natës, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B. dhe J. B..
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.