Barazim i ëmbël i Belgjikës, “buzëqeshin”  Rumania dhe Sllovakia, dëshpërim te Ukraina

Belgjika është kualifikuar për në fazën tjetër, teksa barazoi pa gola ndaj Ukrainës.  Në pjesën e parë, ekipi i Tedescos mori me qetësi ndeshjen, duke mos rrezikuar portën e kundërshtarit. Për t’u theksuar një rast i Lukakut, i cili gaboi i vetëm me portierin.

Në pjesën e dytë, belgët shtuan presionin dhe iu afruan disa herë golit, pa rezultat. Në krahun tjetër, kundërsulmet e skuadrës së Rebrov shkaktuan jo pak “drithërima”. Me këtë rezultat, Belgjika kualifikohet me 4 pikë si vend i dytë, ndërsa Ukraina edhe pse ka 4 pikë, e mbyll këtu rrugëtimin për shkak të golavarazhit.

Rumania dhe Slovakia barazuan 1-1. Me këtë rezultat, rumunët kalojnë me 4 pikë si vend i parë, ndërsa sllovakët avancojnë me po kaq pikë në vendin e 3-të.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Barazim i ëmbël i Belgjikës, “buzëqeshin”  Rumania dhe Sllovakia, dëshpërim te Ukraina

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook