Mjeku Gazment Koduzi, profesor i menaxhimit shëndetësor, në emisionin Open në News24 e konsideroi skandalin në spitalin Onkologjik në QSUNT si është një ngjarje e patolerueshme dhe e papranueshme. Koduzi tha se minimalisht këta mjekë kanë shkelur betimin e Hipokratit.
“Pacienti është në fund të sistemit shëndetësor, mban në shpinën e tij, duke paguar nga xhepi i tij, duke vuajtur pasojat e mungesës së medikamenteve dhe shtretërve.
Nga 100 lekë që janë në shëndetësi sot, 60 lekë i paguajnë shqiptarët. 12 % e familjeve shqiptare sot shkojnë në varfëri vetëm se paguajnë për shëndetësinë. Ky sektor nuk ka qenë asnjëherë prioritar, sot zë vetëm 2.9% të GDP-së.
Po të ketë mjaftueshëm fonde në shëndetësi, do të ketë më shumë barna, pra nuk do të keni mungesën e medikamenteve. 10% e fondeve shkojnë për konçensionet korruptive që marrin mbi 55 mln euro në vit.
Kur shkoni në spital ai që ju del përpara është polici që ju pyet ku do shkosh? E dini ju që janë mbushur spitalet me koordinatorë që janë patronazhistët.
Janë një sesi institiucionesh që nuk funksionojnë. Në Onkologjik janë dy aparatura që nuk funksionojnë për çështje banale”, tha Koduzi.