Miqësia mes aktorit të njohur Romeo Veshaj dhe gazetarit Elvis Myrta mesa duket është krisur.
Dyshja u njohën në shtëpinë e “BBV” dhe krijuan një raport miqësor me njëri-tjetrin, megjithëse pas daljes nga ky reality show nuk i kemi parë më bashkë.
Dyshimet e fansave nisën pasi Romeo dhe Lisi nuk ndiqen më në Instagram.
Megjithatë gazetari ia vuri “vulën” me veprimin e fundit.
Lisi ka darkuar me Egla Cenon, ndërsa gjatë një videolive me ndjekësit e aktores, ku një ndër ta e ka pyetur nëse ka folur me Romeo Veshaj.
“Jo” është përgjigjur Lisi duke mos treguar më shumë se çfarë ka ndodhur mes tyre.