Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Krane”.
Një punonjës i Stacionit të Policisë Livadhja, duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Sarandë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Sarandë-Krane”, punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja, inspektor D. M., duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga kryerja e testit të alkoolit, punonjësi i Policisë rezultoi 0.00 mg/l.
Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.