Me përfundimin e fazës së grupeve në Europian, nuk mungojnë statistikat interesante. Së fundmi, është publikuar lista me lojtarët më vendimtarë deri më tani.
Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani renditet në vendin e shtatë. Asllani ka dhuruar 8 pasime kyçe, duke qenë kështu një nga futbollistët më të rëndësishëm të kombëtares. 22-vjeçari u aktivizua në të 3-ja ndeshjet, ku luajti minutat e plota. Asllani premton shumë për të ardhmen e skuadrës tonë përfaqësuese, me lojtarin që është në një moshë mjaft të re.
Sa i takon listës, Eriksen i Danimarkës kryeson me 13 pasime kyëe, i ndjekur nga De Bruyne me 11 dhe Ferdi me 10. Top-5 plotësohet nga Kroos dhe Kimish. Europiani tashmë do të hyjë në një fazë të nxehtë, atë të eleminimit direkt. Kompeticioni më i rëndësishëm për shtete në Europë ka 2 ditë pushim, për t’u rikthyer në fushë të shtunën.
(J.S/)