Deputeti i PD-së Dashnor Sula, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar situatën në Partinë Demokratike.
Sula theksoi se PD u plagos rëndë nga konflikti në mënyrë metaforike dhe se tani po shërohet. Dashnor Sula tha se në krye të PD-së duhet të jetë një individ që ka vlera dhe që vërtetë e meriton të jetë në krye të opozitës.
Dashnor Sula: PD hyri në një konflikt që u plagos rëndë, tani po shërohet. Në krye të PD mos të vëmë një figurë që e urrejnë shqiptarët. Asnjëherë nuk është vonë për ide të reja. Në krye të partisë duhet një person që e meriton, jo të jetë aty për shkak të disa interesave mes demokratëve. Sa i përket protestës, duhet thënë se protesta gjithmonë është vlerë për shoqërinë.
Nëse nuk del në shesh Tirana, protesta nuk ka sukses. Nuk kemi përmbushur pritshmëritë e qytetarëve, por kemi bërë punë. Ne duhet të lexojmë qytetarët, mbështetjen e tyre. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam për dhunën. Nuk mjafton vetëm denoncimi, por ne si opozitë duhet të jemi më konkretë. Unë ftoj çdo qytetar që të lërë ndasitë dhe të vijë në protestë në radhë të parë për hallet e tij.
(Arena e Lajmit)