“Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”, Shkupi zyrtar reagim: Të dhënat e Censit për minoritetin etnik s’janë të sakta

Pas publikimit të të dhënave të Censit në Shqipëri, vjen një nga ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit thekson të dhënat për minoritetin maqedonas në vendin tonë nuk janë të vërteta.

Në reagimin zyrtar, Shkupi zyrtar shpreh pakënaqësi dhe reagon ashpër për përdorimin e termit “maqedonas verior”.

Njoftimi i ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut:
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut vëren me shqetësim serioz rezultatet e publikuara paraprake të Regjistrimit të popullsisë të mbajtur në Republikën e Shqipërisë në vitin 2023. Parregullsitë teknike në mënyrën e zbatimit të tij, të cilat janë vënë në dukje vazhdimisht nga shoqatat maqedonase në Republikën e Shqipërisë në prag të regjistrimit, por edhe gjatë zbatimit të tij, kanë rezultuar në publikimin e të dhënave paraprake, të cilat fatkeqësisht, nuk pasqyrojnë në mënyrë adekuate numrin real të maqedonasve etnikë në vend.

Po ashtu, Ministria shpreh pakënaqësi dhe reagon ashpër për përdorimin e termit “maqedonas verior” dhe përdorimin e emrit të një vendi si zëvendësim për një bashkësi etnike. Ministria do ta thërrasë ambasadorin Danço Markovski për konsultime urgjente në drejtim të sqarimit të mangësive dhe mospërputhjeve në këtë proces, duke shqyrtuar mundësitë për korrigjimin e duhur të lëshimeve dhe gjetjen e rrugëve më adekuate për veprim të mëtejshme të përbashkët dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Shqipërisë.

Në vazhdim, Ministria do të bashkëpunojë intensivisht me përfaqësuesit kompetentë të autoriteteve në Republikën e Shqipërisë dhe me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Republikën e Shqipërisë në drejtim të promovimit të tyre kulturor dhe social brenda shoqërisë shqiptare, e cila për fat të keq dhe më shumë se padyshim u neglizhua plotësisht nga struktura e mëparshme politike në vendin tonë. Të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve fqinje duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit të rregullave, parimeve dhe vlerave të rendit juridik ndërkombëtar.
()

Arena e Lajmit

“Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”, Shkupi zyrtar reagim: Të dhënat e Censit për minoritetin etnik s’janë të sakta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook