Ky mund të quhet edhe evropiani i autogolave. Shifrat flasin qartë, autogoli i Vertonghen që i dha kualifikimin Francës në çerekfinale ishte autogoli numër 9 në këtë kompeticion, ku jemi ende në fazën e 1/8.Përpara tij kemi patur edhe autogolat e realizuar nga: Le Normand (Spanja), Malen (Holanda), Akaydin (Turqia), Calafiori (Italia), Gjasula (Shqipëria), Hranac (Republika Çeke), Wober (Austria), Rudiger (Gjermania).
Por cili është evropiani me më shumë autogola deri më tani në historinë e evropianëve? Euro 2020 është evropiani që ka shënuar edhe statisitikën më negative sa i përket autogolave, pasi në evropianin e zhvilluar 3 vite më parë, ishin plotë 11 numri i autogolave të realizuar. Me këtë ritëm, mund të themi se jemi para thyerjes së këtij rekordi negativ, pasi do duhen vetëm 2 autogola të tjerë në ndeshjet e mbetura të këtij evropiani për të barazuar rekordin e Euro 2020.